JiL.al - Jeto i Lumtur

Përplasi për vdekje me makinë këmbësori në Fier arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Akuzoher se përplasi për vdekje me makinë këmbësorin në Fier, 47-vjeçari arrestohet nga policia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, raporton noa.al.

Hetimet që çuan në arrest nxorën se 47 vjeçari, duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç.

I moshuari, si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Më herët policia gaboi në identitetin e viktimës ndaj lëshoi këtë komunikatë:

“Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top