Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 63-vjeçari

Editor
1 Min Read

Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje.

63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar pranë fshatit Xibër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin B.A., 63 vjeç, banues në Bulqizë.

U arrestua 63-vjeçari, me datë 15.12.2024, në fshatin Xibër, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar një motomjet që drejtohej nga shtetasi P.H., 75 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 75-vjeçari ka humbur jetën disa ditë pas aksidentit, në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al