Përplasen dy automjete në aksin Fier-Seman, një nga makinat

Editor
1 Min Read

FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, pranë vendit të quajtur Fermë-Çlirim. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor.

Gjithashtu mësohet se njëri prej drejtuesive të mjeteve ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë pranë Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje mësohet se ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *