Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, njëra shpërthen në flakë

Editor
1 Min Read

Dy makina janë përplasur në zonën e Fushë-Krujës, në fshatin Larushk.

Një makinë tip ‘Benz’ dhe një ‘Golf 5’ janë aksidentuar dhe njëri nga mjetet ka shpërthyer më pas në flakë.

Raportohet se nuk ka viktima dhe as të plagosur.

Mjeti është përfshirë nga flakët, por drejtuesi ka mundur të dalë nga makina pa probleme.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë të shkaktuar nga goditja.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *