Suharekë- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës, ku janë përplasur dy makina. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se 5 personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spital.
“Me datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ai.
Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.