Përplasen kokë më kokë’ dy automjete plagosen dy drejtuesit

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodrën e Rrushbullit, në Durrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e makinave.

Në aksident raportohet se janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër tip “Ford”. Dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Më tej bëhet me dije se për shkak të përplasjes së fortë drejtuesi i mjetit “Ford” ka mbetur i bllokuar brenda makinës. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur nxjerrja e drejtuesit nga mjeti. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al