Përplasen makina me njëra-tjetrën në Shkodër 2 person të lënduar

Editor
1 Min Read

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Nga aksidenti janë përplasur 2 automjete dhe nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë mjekim.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin K. H., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Ç., 38 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *