Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë të Kosovës, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke lëvizur me biçikletë. Nga plagët e mara, ai ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, teksa është ndaluar edhe drejtuesi i makinës.
Njoftimi i policisë:
Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklisti viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.