Përplasi me makinë një grua, 43-vjeçari përfundon në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka përfunduar në prangat e policisë shoferi, i cili përplasi për vdekje një këmbësore. Mësohet se ky shtetas është banues në Fier.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin 43 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.

Scroll to Top