Përplasi me makinë të miturin dhe u largua, arrestohet i mituri

Editor
1 Min Read

Një 16-vjeçar me inicialet A.K. është vënë në pranga nga policia pas një aksidenti në Dibër.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Kamen, ku një fëmijë i mitur u godit nga një automjet, shoferi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit.

Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç.

Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *