
Një 65-vjeçar është arrestuar pasi ditën e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekje. Policia thotë se 65-vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut në aksin “Shkodër- Hani i Hotit” dhe për shkak të parakalimit të gabuar, ka përplasur një automjet tjetër, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit 57-vjeçar. Gjithashtu si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy pasagjere.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
65 vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.