Përplasje në burgun, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Editor
1 Min Read

Përplasje të dhunshme janë regjistruar këtë të diel në institutin e vuajtjes së dënimit Benevento, ku disa të burgosur të armatosur kanë plagosur me armë dy policë, raporton Tgcom24. Mësohet se shkak për revoltën e të burgosurve kanë qënë kushtet e këqija të burgut. Tiziana Gaucci, sekretare e sindikatës, shpjegon se të burgosurit të cilët ndodheshin në katin e katërt të burgut, shkatërruan kompjuterët, xhamin dhe gjithçka gjetën.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë Penitenciare, Aldo Di Giacomo, ka deklaruar se kushtet e vuajtjes së dënimit në Itali janë nga më të kqijat. Kjo sipas tij, edhe për shkak të mbipopullimit, mungesës së stafit, vetëvrasjeve dhe vdekjeve nga shkaqe të tjera të të burgosurve, sulmeve dhe dhunës ndaj stafit, trazirave, trafikut të drogës dhe përhapjes së celularëve. Sipas raportimeve të mediave vendase, dhuna ka ardhur nga një pretendim i një të burgosuri, i cili ka kërcënuar fillimisht personelin shëndetësor dhe më pas është zhvilluar në pavijone. Autoritetet kanë neutralizuar të burgosut, ndërkohë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit si dhe për mënyrën se si janë futur armët në burg.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *