“Përse e kandidoi për zgjedhjet në Tiranë pa e pyetur”, Rama ia thotë në sy Manastriliut

Jil
Jil
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin “Flasim” Ogerta Manastriliun, së cilës gjatë bisedës i tregoi edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, madje pa e njoftuar dhe pa e pyetur.

Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manastriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte.

“Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat.

Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit: “A mendoni ju që Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për QSUT?”

Por ama, kur vjen puna te kandidatura për deputet, gjithnjë flas për atë pjesë të njerëzve që duhet të jenë “shalqi me provë”, jo për pjesën e më të rinjve – është shumë e thjeshtë, të paktën mua më është bërë shumë e thjeshtë, si nga eksperienca, edhe nga zhvillimi që kemi bërë me sondazhet dhe me anketimet; dhe ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania