Uniformat blu aksion në kryeqytet, bien në pranga 5 persona

Editor
1 Min Read

Arrestohen pesë persona në kryeqytet. Mësohet se dy persona dhe një tjetër i cili është proceduar, kanë kryer veprën penale të vjedhjes, përkatësisht një celular si dhe materiale ndërtimi.

Tre persona janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Me rastet do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

– arrestuan shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi; 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa materialet ndërtimi, në rrugën “Demokracia”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– L. M., 46 vjeç, banues në Tiranë dhe I. B., 50 vjeç, banues në Vorë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– R. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *