Prokuroria e Beogradit njoftoi se i ka kërkuar Policisë serbe të mbledhë informacionet e nevojshëm lidhur me fletushkat që bëjnë thirrje për një rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Serbisë.
Fletushka ishin vendosur në kutitë postare të qytetarëve në një rrugë të kryeqytetit serb, Beograd. Policia, sic thotë REL, është urdhëruar të zbulojë urgjentisht identitetin e personave që përgatitën dhe shpërndan fletushkat, në të cilat gjenden dy kode QR.
Njëri nga QR kodet çon në një faqe interneti, ndërsa tjetri në një profil në Instagram, të dyja të titulluara: “Grusht baruti”.
Burime nga Prokuroria sqaruan se po kryhen hetime, për të përcaktuar vec të tjerash nëse ekzistojnë elemente të veprës penale “Thirrje për ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues” nga neni 309 i Kodit Penal i Serbisë. Apeli i drejtuar qytetarëve është “ për rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.
Në fletushkat në fjalë përmendet se cilëve qytetarë të Serbisë duhet t’u mohohet e drejta e votës e garantuar me Kushtetutën serbe, cilat janë kushtet e nevojshme për qytetarët për të realizuar këtë të drejtë, dhe renditen fazat e realizimit të këtij qëllimi, shpjegohet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë të Beogradit.