Personi që shihni në foton e mësipërme është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi që dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri në ambjentet e një hoteli në Dhërmi. Si autor i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu i cili fill pas krimit është arratisur drejt Greqisë me destinacion final Anglinë por është vënë në pranga pak më parë nga policia greke në një aeroport.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Nuk dihet ende se ku ka përfunduar trupi i 31-vjeçarit të vrarë, ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Sakaq burime paraprake bëjnë me dije se viktima, Eraldo Nevruzi, rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Në skedarët e Policisë së i Tiranës, thuhet se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.