Nëse aktualisht jeni duke kërkuar punë, tashmë e dini se sa sfiduese është të gjeni punë, marrë parasysh që nuk jeni vetëm ju që po kërkoni punë, por ka edhe shumë të tjerë, kështu që konkurrenca rritet. Ndjenja më e keqe është kur keni mjaftueshëm përvojë të punës, trajnime e certifikata por vazhdoni të mos bini në sy të punëdhënësve. Këtu qëndron një gabim.
Mësoni disa nga gabimet më të shpeshta që duhet t’i shmangni në mënyrë që t’i rrisni mundësi për t’u pranuar në punë.
Përqendroheni shumë në pagë
Ky është gabimi i parë dhe më i madhi që e bëjnë punëkërkuesit. Është e lehtë të bëhet një kërkesë e tillë, por e vështirëson dukshëm marrjen e ofertës së punës. Çfarë tregon kjo për punëdhënësin? Kjo i jep atij të kuptojë që nuk jeni të interesuar rreth punës e për ta dhënë më të mirën nga vetja, por jeni të interesuar vetëm rreth pagës.