Pësuan aksident në aksin Vlorë- Himarë-Llogara

Editor
1 Min Read

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur këtë të enjte në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa disa prej tyre kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë, raporton gazetari Erik Mehmeti.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

Mësohet se gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *