Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq

Editor
1 Min Read

Personi që shihni në foto është 21-vjeçari Gjeto Gjonaj, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në aksin rrugor Koplik – Dedaj. Gjeto Gjonaj humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë makina doli nga rruga, ku i riu mbeti i plagosur rëndë. Sipas burimeve zyrtare, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

21-vjeçari ishte pjesë e stafit të Policisë së Burgjeve dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime dhe mbështetje familjes së të ndjerit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *