Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku dy vëllezër kanë plagosur me mjet prerës një 32-vjeçar pas një konflikti të çastit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.
Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motiv e të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.