Plagosen me thikë 4 kalimtarë në Kosovë

Editor
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj mbasditen e sotme, ku një person ka sulmuar katër kalimtarë të rastit me thikë, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, .

Katër personat e sulmuar përfshijnë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të moshave 29-32 vjeç. Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, dhe dy prej tyre janë transportuar më tej për trajtim të specializuar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në Ferizaj.

Policia ka ndërmarrë një operacion të shpejtë për kapjen e autorit të dyshuar, i cili u arrestua rreth një orë pas ngjarjes, në rrugën “Besim Rexhepi”, pranë qendrës tregtare “Plus Market”.

Personi i arrestuar, E.S, i moshës rreth 59 vjeçare, është shoqëruar në stacionin e policisë për hetime të mëtejshme.

Hetuesit dhe krimteknikët janë duke zhvilluar ekzaminimet në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e sulmit. Për zhvillimet e mëtejshme, është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Policia ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij sulmi të dhunshëm.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *