Plagoset me armë zjarri një 43-vjeçar në Kavajë

Editor
2 Min Read

Një 43-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë të diel në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 43-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sa i takon autorëve të dyshuar të ngjarjes, ata janë 2 vëllezër të moshës 32 vjeç dhe 26 vjeç, banues të fshatit. Aktualisht autoritetet po punojnë për kapjen e tyre. Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta.

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 18:50, në fshatin Luz i Vogël, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, konkretisht dy vëllezërit F. D. alias B. T., 32 vjeç, dhe V. T., 26 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së 43-vjeçarit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën”, tha policia e Kavajës në njoftim.

Ndërkohë, një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./tvklan.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *