Plagoset me armë zjarri një grua në Fushë Kosovë

Editor
1 Min Read

Një grua është plagosur në Bresje të Fushë Kosovës mëngjesin e 6 gushtit dhe e njëjta është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Policia e Kosovës thanë se informacionin për plagosje me armë zjarri e morën në orën 07:30 të së martës.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E plagosura është duke u trajtuar në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë dhe sipas drejtorit të kësaj qendre, Naser Syla, ajo është në gjendje stabile.

“Gjendja për momentin është stabile. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Edhe intervenimet janë kryer. Është ende nën vëzhgim në Qendrën Emergjente dhe më vonë do të vendosim për transferim në klinikën përkatëse”, tha Syla për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, hetuesit policorë dhe prokuroria, sipas Policisë së Kosovës, po ndërmarrin veprimet që ta zbardhin plotësisht këtë rast.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *