Plagoset me armë zjarri një person në Brekoc të Gjakovës

Editor
1 Min Read

Një person është plagosur me armë zjarri nga një tjetër sot në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Këtë e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media i Policisë së Kosovës për Gjakovën.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Brekoc-Gjakovë. Njësitë e nevojshme policore dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje”.

“Viktima, një person i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull, gjithashtu i moshës madhore”, tha Elezaj.

Njësitë relevante policore janë angazhuar për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *