Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së hënës në Prishtinë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.