JiL.al - Jeto i Lumtur

 Plagoset me thikë efektivi i “Shqiponjave”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një efektiv policie i “Shqiponjave” është plagosur me thikë në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit l idhur me ngjarjen.

Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve për ta shoqëruar drejt komisariatit të policisë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar njërin nga efektivët.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, agresori ka tentuar të plagosë me thikë efektivin në pjesën e brinjëve, por jeleku i policisë e ka mbrojtur policin nga një dëmtim i mëtejshëm.

Scroll to Top