
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Baz të Matit, ku një 18-vjeçar, shtetasi D.L., ka plagosur me mjet prerës një 16-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme, ku të rinjtë janë përleshur dhe 16-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmën mjekësore.
Falë reagimit të shpejtë, Policia e Matit ka arritur të kapë dhe të shoqërojë autorin e dyshuar, shtetasin D.L., në Komisariatin e Policisë. Gjatë hetimeve të para, ka rezultuar se autorët nuk kishin pasur konflikte të mëparshme dhe, gjithashtu, u sekuestrua mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.