JiL.al - Jeto i Lumtur

Plagosi me armë një vit më parë 26-vjeçarin,arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga këtë të martë një 39-vjeçar identiteti i të cilit është Adem Daija. Mësohet se ai ka rënë në prangat e policisë për një plagosje të rëndë që ai ka kryer 1 vit më pare.

“Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër” citon policia.

Scroll to Top