Plagosi me armë të moshuarin në lokal

Editor
2 Min Read

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31-vjeçarin Adil Hizdri, i cili plagosi me armë mbrëmjen e së enjtes 70 vjecarin Fadil Hunda. Ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi që djali i 70-vjeçarit i kishte autorit. I moshuari u plagos me dy plumba gjatë të shtënave me pistolete, pas një konflikti verbal për kthimin e borxhit në një lokal në qytetin e Durrësit. Autori u arrestua menjeherë pas ngjarjes, ndërsa 70-vjeçari u dërgua në spital.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar, dje në një lokal. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:

A. H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”. Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *