Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur një 57-vjeçar pas konfliktit të çastit, ndërsa pasditen e sotme autori është vetëdorëzuar në polici.
I plagosuri është 57-vjeçari Artan Goga, tregtar makinash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai u godit në shpatull, nga 43-vjeçari P. Merlika.
“Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Pas një konflikti të çastit të ndodhur mes dy vëllezërve dhe personit tjetër, situata ka agravuar deri në shkrepjen e armës.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.