Plagosi me mjet prerës 15-vjeçarin, arrestohet i mitur në Gjirokastër

Editor
1 Min Read

I mituri i cili plagosi me thikë një 15-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Gjirokastër.

Policia thekson se veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes. Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *