Plagosi me thikë dy persona në dy lagje të ndryshme të Vlorës, vihet në pranga 32-vjeçari

Jil
Jil
2 Min Read

VLORË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka plagosur me thikë dy persona në dy lagjë të ndryshme të qytetit.

Ai akuzohet për veprën “Plagosje e rëndë me dashje”. Në njoftimin e policisë thuhet se 32-vjeçari është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy persona të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me thikë.

Dy të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe autori është trajtuar me ndihmë mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania