Plagosi me thikë nënën e tij, arrestohet djali 26-vjeçar. Emri

Jil
Jil
2 Min Read

Maqellarë- Një 26-vjeçar në Maqellarë, i cili plagosi ditën e sotme më thikë nënën e tij, është arrestuar nga policia.

Në pranga është vënë i riu Itles Sula. Sipas informacioneve zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maqellarë/Dibër

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania