Plagosi me th*kë bashkëmoshatarin, arrestohet autori

Editor
1 Min Read

Një sherr mes adoleshentëve në Fier, çoi në plagosjen e një 17-vjeçari. Policia e Fierit ka reaguar sërish lidhur me këtë ngjarje duke sqaruar se është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes, një 17-vjeçar. Ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit.

Autori i dyshuar u arrestuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë. Mësohet se sipas policisë, konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtuar, pretendonte se autori i dyshuar, shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *