Plagosi një 60-vjeçar me helikën e gomones, bie në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e gomones që goditi një 60-vjeçar në Karaburun, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Ndaj 42-vjeçarit, rënndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Ai ka marrë dëmtime në këmbë në pjesën e thembrës të cilën helika ja ka dëmtuar totalisht.

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top