
Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes.
Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas.
Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale. Dy të plagosurit, Fabjo Arifaj dhe Grisjan Latifaj, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve.
Po verifikohet se kujt i përket makina, në mënyrë që të identifikohet dhe kapet autori.