Plagosja me thikë mes 2 personave në Fier, arrestohet 40-vjeçari për tentative vrasje

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku dy persona janë dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se dy persona kishin shkuar për mjekim në spital, nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, Fier, kur shtetasi A. M., 28 vjeç, ka pasur një konflikt me vëllezërit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç, për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, E. H. ka goditur me thikë A. M., ndërsa vëllai i tij, T. S., ka pësuar dëmtime të lehta në dorë gjatë ngjarjes.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari E. H., për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë e tjera të mundshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania