Policia e Tiranës njofton se ka arrstuar të dyshuarin e sulmit me thikë në Kryeqytet.
‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme’, citon policia.