Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur një 17-vjeçar. Sa i përket autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Gentian Dushku.
Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.