Plagosje aksidentale me armë në Shkodër

Jil
Jil
1 Min Read

Shkodër, 9 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:45 në fshatin Ura e Shtrejt, në njësinë administrative Postribë, ku dyshohet se një 57-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi F. V., 57 vjeç, është plagosur nga një armë gjahu të cilën e mbante me leje. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Deri tani, nuk ka të dhëna për rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në incident.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania