Plagosje e rëndë në Lushnjë, arrestohet autori i dyshuar

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit të Lushnjës, ku një shtetas ka plagosur rëndë një person tjetër pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur kur shtetasi Erbion Çërraga, 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë, ka sulmuar me një mjet prerës (thikë) 26-vjeçarin Ardian Ymeri, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, autori është kapur dhe arrestuar në flagrancë menjëherë pas marrjes së informacionit. Policia ka vijuar hetimet dhe ka kaluar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Eshtë arrestuar Erbion Vangjel Çërraga për plagosje me thikë të Ardian Ymeri.

TAGGED:
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al