
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti të momentit mes katër personave. Dyshohet se ngjarja ka nisur për shkak të një parakalimi të gabuar në rrugë që më pas degradoi deri në përplasje fizike mes të rinjve.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë dy vëllezër, Elio dhe Klaudio Kola si edhe kushëriri i tyre Geraldo Kola të cilët janë banues në Milot, me 30-vjeçarin Arbër Aliu i cili banon në Malbardhë.
Gjatë përplasjes fizike mes tyrë, Aliu mbeti i plagosur me mjet prerës në brinjën e majtë dhe u dërgua në spital.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në pranga është vënë Klaudio Kola, si i dyshuar për plagosjen e Aliut si dhe për dëmtimin e automjetit të tij.
Dy prej autorëve të përfshirë, Elio dhe Geraldo Kola po procedohen në gjendje të lirë ndërsa i plagosuri po procedohet penalisht për deklarim të rremë. Policia vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes.