Plagosje me thi’kë në mesnatë, arrestohet autori i dyshuar

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë, ku një 37-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta.

Policia u njoftua rreth orës 00:10 dhe ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve, u zbulua se i arrestuari ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan edhe mjetin prerës me të cilin u krye plagosja. Fatmirësisht, i dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al