Championsi i prish planet mesfushorit të Interit

Jil
Jil
1 Min Read

Rrugëtimi i Interit gjatë këtij sezoni ka qenë çdo gjë veçse i parashikueshëm. Me nisjen e dobët të kampionatit dhe rrezikut për të qëndruar jashtë katër vendeve të para të Serisë A që e dërgonin në Championsin e vitit të ardhshëm, as tifozi më i zjarrtë nuk e kishte menduar që Interi do të mbërrinte në finalen e Champions League në Stamboll.

Ashtu si kanë treguar të gjithë protagonistët, as lojtarët e Interit nuk e kishin menduar një gjë të tillë, arsye që pas 4 qershorit (kur përfundoi Seria A) shumica kishin planifikuar pushimet.

Njëri prej tyre ama kishte planifikuar edhe dasmën. Roberto Galjardini dhe e fejuara e tij, Nikol Çoka, kishin nisur përgatitjet për dasmën e tyre të caktuar pikërisht në 10 qershor dhe me finalen e Champions-it në të njëjtën datë, dasma e mesfushorit është shtyrë.

Me datën e re ende për t’u zbuluar, italiani është fokusuar tashmë në ndeshjen e tij të fundit me Interin, duke qenë se kontrata i skadon në 30 qershor dhe nuk do të rinovohet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *