‘Plantacione’ me marijuanë brenda vilës, kapet çifti shqiptar

Editor
1 Min Read

Një çift me origjinë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë spanjolle këtë të mërkurë. Siç shkruajnë mediat spanjolle, çifti i të rinjve, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç merreshin me kultivimin e marijuanës.

Janë kapur 809 bimë marijuane me peshë më shumë se 177 kg. Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle nisën hetimet për rastin që në fillim të muajit të shkuar. Në afërsi të shtëpisë së tyre në Ador u vendosën kamera, ndërsa era e fortë e lëndës narkotike ndihej edhe në ambientet e jashtme.

Operacioni policor kulmoi sot më 5 Qershor pas një kontrolli intensiv të banesës, e cila ishte thuajse e gjitha në dispozicion të aktivitetit kriminal. U lokalizuan 3 ‘plantacione’ me marijuanë, instalime elektrike e hidraulike.

Dy të rinjtë akuzohen për “kultivim të lëndës narkotike”, “mashtrim me energjinë elektrike” si dhe “krim kundër shëndetit publik”.

Ata nuk kanë precedent të mëparshëm penal, ndërsa është urdhëruar burgosja e tyre.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *