
ifozët e Dritës dhe Kopenhagenit u përfshinë në një sherr para fillimit të ndeshjes në Ligën e Kampioneve. Grupe nga dy tifozëritë rastisën në Prishtinë, ndërsa nuk reaguan mirë.
Për këtë ka pasur të lënduar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke arrestuar disa tifozë. Drita dhe Kopenhagen luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.
Drita e ka humbur ndeshjen në Danimarkë me rezultatin 2 me 0. Pjesa e parë në Kosovë u mbyll 0 me 1 në favor të miqëve.
Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy skuadrave. Në rast eliminimi, kampionët e Kosovës do e vijojnë rrugëtimin në turin e tretë të Ligës së Europës.