‘Plas’ sherri brenda lokalit në Pogradec, dy persona përfundojnë në spital

Jil
Jil
1 Min Read

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në konfrontim fizik dhe goditje me gota në një lokal në Pogradec.

Sipas informacioneve parapake, mësohet se gjatë sherrit dy persona, shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N., kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia bën me dije se dy të tjerë, shtetasit me iniciale A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Aksident në Fier! Furgoni i preu rrugën, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Njoftimi i policisë:

Pogradec / Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1, Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, janë dëmtuar me gota shtetasit M. Xh. dhe K. N., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit A.K., N.Ç dhe D.Xh, janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania