Plas sherri mes dy pedagogëve në Fakultetin e Ekonomikut

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku dy pedagogë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa nuk dihe ende shkaqet e këtij konflikti mësohet se grindja mes tyre ka nisur me shtyrje dhe sipas informacioneve të marra nga “Ora Neëws” mësohet se profesori M. A ka goditur kolegen L.B në korridorin e Ekonomikut.

Në momentin e sherrit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit e ndërsa pas ulërimës së pedagoges, ata kanë dalë jashtë sallave për të parë çfarë po ndodhte.

Ndërkaq është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, por mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 1 në kryeqytet po merren me rastin në fjalë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *