Po arratisej me tren drejt Gjermanisë, arrestohet shqiptar në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Një 64-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pas 9 vitesh i shpallur në kërkim. Shqiptari i arrestuar u vendos në pranga në stacionin hekurudhor të Brennerit. Mësohet se ai po tentonte të largohej nga Italia me një tren ndërkombëtar me destinacion Gjermaninë.

I kërkuar nga Autoriteti Gjyqësor i Firencës për gati një dekadë, shqiptari po udhëtonte pa u dukur, por gjatë një kontrolli rutinë të Policisë Hekurudhore, u kap dhe u verifikua si një person i shpallur në kërkim. Mësohet se 64-vjeçari ishte i dënuar me burgim për shkelje të ligjit italian. Sipas urdhrit të Prokurorisë së Firencës, atij i kishin mbetur 1 vit, 7 muaj dhe 24 ditë burgim për të vuajtur.

Shqiptari kishte dalë nga burgu në mars të vitit 2015, por disa javë më vonë u dëbua nga Italia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, megjithatë sipas ligjit ai nuk duhej të kthehej në Itali për 10 vite. Pas identifikimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe ka bashkëpunuar me autoritetet. Aktualisht, është dërguar në Gjykatën e Bolzanos për të kaluar procedurat e nevojshme ligjore.

Scroll to Top