
KURBIN- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
Shtetasi me inicialet A.B., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë operacioni policor vijon në të gjithë territorin e vendit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.